Kulla Eifel në Paris do të ndriçohet me ngjyrat e flamurit ukrainas më 24 shkurt, tha kryebashkiakja Anne Hidalgo.
“Një vit pas fillimit të konfliktit, Parisi mbetet i përkushtuar ndaj mbështetjes së palëkundur të popullit të Ukrainës”, tha Hidalgo, duke komentuar këtë vendim.
Në shkurt 2022, kulla u ndriçua gjithashtu me ngjyrat e flamurit të Ukrainës për tre netë radhazi.
Kjo u bë pas fillimit të luftës në Ukrainë në shenjë mbështetjeje për Kievin.