Kumbulla: “Ju tregoj Mourinhon dhe finalen e Tiranës me Romën time…

0

“Shokët e skuadrës më pyesnin gjithmonë për Tiranën dhe stadiumin. Kur e panë vetë më thanë se ishte shumë bukur, edhe trajneri. Spinazzola më tha se nuk e priste të ishte kaq e mirë Tirana dhe stadiumi”

“Shokët e skuadrës më pyesnin gjithmonë për Tiranën dhe stadiumin. Kur e panë vetë më thanë se ishte shumë bukur, edhe trajneri. Spinazzola më tha se nuk e priste të ishte kaq e mirë Tirana dhe stadiumi”

Marash Kumbulla ishte si qershia mbi tortë për shqiptarët në finalen e Conference League më 25 maj në Tiranë. Në një rrëfim ai tregon emocionet për këtë vizitë në vendin e tij me skuadrën e Romës.

“Ishte diçka e re për mua që vij këtu në Shqipëri me skuadrën e Romës, nuk ishte njësoj si me kombëtaren. Shokët e skuadrës më pyesnin gjithmonë për Tiranën dhe stadiumin. Kur e panë vetë më thanë se ishte shumë bukur, edhe trajneri. Spinazzola më tha se nuk e priste të ishte kaq e mirë Tirana dhe stadiumi”.

Kumbulla ishte kontakti më i afërt i Mourinhos, që i duhej të përgatiste këtë finale me Feynordin në Shqipëri, në Tiranë, çfarë ka komunikuar ai me skuadrën përpara vizitës në kryeqytetin tonë?

“Ai fliste me të gjithë ekipin jo vetëm me mua, kemi parë shumë video për ndeshjen me Feynordin, na ka karikuar përpara ndeshjes si gjithmonë. Ne tha, e fitojmë apo jo, ne do ta vjedhim në një farë mënyre këtë finale. Na tha gjithashtu, që punën për këtë sezon e kemi mbaruar me kualifikimin në Europa League, tani në këtë finale bëjmë historinë dhe kemi bërë vërtet historinë”.

Sa peng i ka mbetur kumbullës mosaktivizimi në Tiranë?

“Normal që doja të luaja, por e dija që edhe zgjedhjet e trajnerit ishin të tjera, u çova vetëm 10 sekonda dhe u ula në stol, kisha shpresa mos luaja pak minuta në fund por rëndësi ka që morëm finalen’.

Si është marrëdhënia me trajnerini Mourinho?

“Ai nuk është njësoj si të gjithë trajnerët. Në fillim nuk ishte shumë e thjeshtë, pasi s’më jepte shumë minuta, por kur e tregova veten në stërvitje më dha shansin dhe unë i shfrytëzova ato mundësi, deri sa më tha që ishte i kënaqur me mua. Mund të them se është simpatik, për mua ai nuk është më Mourinho, por është trajneri im”.

Momenti i ekzaltimit të tifozerisë vendase ishte gjatë festës së trofeut, kur Kumbulla u mbulua me flamurin kuqezi.

“Po shihja rreth e rrotull në stadium për të gjetur një flamur, po pyesja tifozët dhe kur e gjeta e lidha pas trupit”.

Kujt ia more flamurin?

“Nuk e di një tifozi mes tifozëve të Romës, nuk e njoh, por tani po e përshëndes dhe falenderoj”.

Megjithatë tani keni edhe ju një medalje të artë të fituesit pavarësisht mos aktivizimit.

“Bëra foto me një tifoz gjatë festës dhe më tha a mundem ta prek pak. Ok i thash, por mos ma vidh se Piolit ia vodhën. Por u ndjeva shumë i emocionuar kur vura medaljen në qafë”.

Ku ndodhet ajo medalje tani?

E kam fshehur…


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu