Kundër traut në Divjakë, deputetja Ilda Dhori dorëzon padi në Gjykatën Administrative

0

Deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori, ka dorëzuar padi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë kundër traut të vendosur në parkun kombëtar të “Divjakë-Karavasta”.

u bë i ditur nga deputetja, e cila shkruan në “Facebook” se ky tra është i paligjshëm, ndërsa beson se kauza e qytetarëve të Divjakës do të triumfojë.
“Prane Gjykates Administrative Shkalla e Pare,Tirane;Sapo dorezova Kerkesepadine time, si përfaqësuese e Divjakes, mbi paligjshmerine e traut elektronik, ne hyrje te Parkut dhe Plazhit te Divjakes!Me bindjen e plote se e drejta është me qytetaret”, shkruan deputetja.

Banorët e Divjakës janë shprehur kundër kësaj nisme, ndërsa nuk kanë munguar as përplasjet me Policinë e Shtetit në përpjekje për të larguar traun. Sipas tyre, kjo skema shkatërron turizmin si dhe bizneset që funksionojnë në këtë zonë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu