Një 47-vjeçar nga Fieri ka rënë në prangat e policisë së këtij qyteti, pasi akuzohet se ka kundërshtuar një punonjës policie.
Sipas njoftimit të bluve të qytetit, bëhet fjalë për 47-vjeçarin me inicialet K.R., i cili është arrestuar në flagrancë. Ndaj tij ka nisur hetimi për veprën penale të ‘Kundërshtimit të punonjësit të policisë’.