Kunja të hapura për Donaldin dhe Borën, Monika nuk përmbahet me deklaratën e saj

0

Treshja më e përfolur e momenti Bora, Donald dhe Beatrix si duket janë bërë temë bisede në intervistën e djeshme të Monika Lubonjës për “Mirage”. Edhe pse miqësia mes saj dhe Donaldit nuk u cënua as brenda dhe as jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP 1”, Monika ka vendosur të hedhë disa kunja për të dhe Borën.

Monika nuk i ka kursyer kritikat dhe ka bërë një deklaratë bombë, duke nisur me konfirmimin nga ana e saj se mes Beatrixës dhe Donaldit pati me të vërtetë kimi gjatë reality-show-t.

“Kemi qenë te lavanteria dhe i kam thënë Fifit në një bisedë se gjërat po bëhen si serial indian. E dija që do ndodhnin ashtu, që te marrëdhënia Donald-Semi. Ndoshta është edhe eksperienca e jetës. Po të shikosh, unë kam qenë me Ilirin duke folur dhe Donaldi me Beatrixën kanë qenë një nga të vetmit çifte për të cilët kemi thënë se ka patur kimi në sytë e tyre. Edhe të Donaldit. Nuk dua të shkoj te paragjykimi, apo gjërat që njerëzit flasin. Ne pamë që të Donaldi kishte tërheqje të padiskutueshme. E dinë ata të tre se çfarë ndodhi, kur si qysh. Ne do bëjmë aludimet tona dhe do shkojmë te paragjykimet tona. Nuk e dimë ku çedoi”,-tha Monika.

Ndërsa për Borën dhe Donaldin ajo ka thënë se marrëdhënia e tyre sa vjen e po i ngjan telenovelave turke dhe se dyshja janë bërë të mërzitshëm. Por ajo që shokoi më shumë gjatë deklaratës ishte pjesa kur ajo u shpreh se e gjitha po bëhet për marketing.

“Më duket se është kthyer në një telenovelë turke dhe po bëhet e mërzitshme. Një telenovelë që ata po e përdorin edhe për marketing. Çfarë do jetë realisht lidhja e tyre nuk e di asnjë. Thjesht po shoh se po bëhet një marketing i mirë i një telenovele turke me sezone. Nuk di çfarë të them për raportin e tyre. Nuk kam parë gjë. Dhe te Donaldi kur isha e ftuar nuk e pyeta sepse e dija që nuk do e jepte një përgjigje sepse do ta mbajë publikun pezull. Ai kështu ka vendosur e ne i shkojmë mbrapa. Është një menaxher i mire”.- tha Monika.

“Trixa unë besoj se realisht e donte Donaldin”, ka shtuar ajo.

A do të kemi një krisje mes saj dhe Donaldit pas kësaj deklarate? Edhe nëse nuk do të ketë një fund të miqësisë me siguri hatërmbetje do të ketë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu