Kupa a Shqipërisë ndërpret Superioren, zhvillohen dy gjysmëfinalet

0

TIRANE – Kupa e Shqipërisë 2025-2026 hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale. Katër skuadrat e mbetura në garë do të zbresin në fushë për të hedhur hapin e parë drejt finales së madhe të kompeticionit.

Në stadiumin “Air Albania”, Dinamo do të përballet me Vllazninë në një sfidë që pritet të jetë shumë e luftuar mes dy skuadrave me histori në futbollin shqiptar. Të dyja ekipet synojnë të sigurojnë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë për të krijuar avantazh përpara përballjes së kthimit.

Në gjysmëfinalen tjetër, Egnatia do të presë Elbasanin në stadiumin “Arena Egnatia”. Dy skuadrat do të kërkojnë të shfrytëzojnë maksimalisht ndeshjen e parë për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales.

Të dyja përballjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 8 prill, duke nisur nga ora 18:00, ndërsa ndeshjet e kthimit më 22 prill Elbasani-Egnatia dhe 23 prill Vlllaznia-Dinamo, do të përcaktojnë dy skuadrat finaliste që do të luftojnë për trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë:

Dinamo City – Vllaznia (8 prill, ora 18:00) “Air Albania”

Egnatia – AF Elbasani (8 prill, ora 18:00) “Arena Egnatia”