BRAZIL – Shtatori erdhi. Grupi kilometrik i Amerikës së Jugut, i vlefshëm për kualifikueset e Kupën e Botës 2026, merr jetë. Impenjimi i radhës përfshin xhiron e 7-të dhe të 8-të të këtij eventi.
Një nga skuadrat protagoniste në fushë do të jetë Brazili. Aktualisht në vendin e 6-të të renditjes me 7 pikë të grumbulluara, brazilianët po përgatiten të përballen me Ekuadorin dhe Paraguajin, për të rritur shanset e tyre për t’u kualifikuar në kampionatin e ardhshëm botëror.
Këto dy ndeshje do të luhen përkatësisht më 6 shtator në Coritiba dhe më 10 në Asunción dhe rrezikojnë të jenë tashmë vendimtare për Dorival Junior.
Trajneri i Seleçaos tashmë po mendon për këtë sfidë të dyfishtë, aq sa ka thirrur tashmë 23 lojtarë. Ja lista:
Portierë: Alisson (Liverpool), Bento (Al-Nassr), Ederson (Manchester City)
Mbrojtësa: Danilo (Juventus), Yan Couto (Borussia Dortmund), Guilherme Arana (Atlético-MG), Wendell (Porto), Beraldo (Paris Saint-Germain), Éder Militão (Real Madrid), Gabriel Magalhães (Arsenal), Marquinhos (Paris Saint-Germain)
Mesfushorë: André (Fluminense), Bruno Guimarães (Newcastle), Gerson (Flamengo), Joao Gomes (Wolverhampton), Lucas Paquetá (West Ham), Rodrygo (Real Madrid)
Sulmues: Endrick (Real Madrid), Estevão (Palmeiras), Luiz Henrique (Botafogo), Pedro( Flamengo), Savinho (Manchester City), Vinicius Júnior (Real Madrid)