Kupa e Italisë/ Leao dhe Giroud mundin Lazion,në gjysmëfinale do të jetë Milan-Inter

0

Milan ka mposhtur Lazion me shifrat 4-0 në çerekfinalen e Kupës së Italisë dhe gjysmëfinlja është e gjitha për t’u shijuar sepse kuqezinjtë do të luajnë derbin me Interin. Një ndeshje pa histori ku skuadra e Piolit e zgjidhi shumë shpejt. Rafael Leo do të shënonte golin e parë në minutën e 24’ me një diagonal që befasoi Reinën.

Reagimi i Lazios ishte i dobët dhe skuadra kryeqytetase linte shumë hapësira në prapavijë. Milan përfitoi çdo centimetër fushë dhe mbylli pjesën e parë me dy golat e Giroud në minutat 41’ dhe 46’. Në pjesën e dytë Milan vetëm administroi rezultatin, Milan shënoi golin e katërt katërt me Frank Kessie-n 11 minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Gjysmëfinlja e Kupës luhet do të luhet më datë 2 mars dhe 20 prill.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu