Kupa e Shqipërisë/ Skënderbeu dhe Dinamo kualifikohen ‘lehtë’

0

Kupa e Shqipërisë ka luajtur ndeshjet e turit të tretë ditën e sotme, ku në fushë zbritën 16 skuadra.

Skënderbeu mundi 4-0 Turbinën, ndërsa Dinamo u mjaftua me dy gola në Arbanë kundër Orikut për të avancuar më tej.

Elbasani mundi Kastriotin në Fushë-Krujë me rezultatin 2-3, ndërsa Flamurtari triumfoi në shtëpi përballë Burrelit 2-0.

Tomori u eliminua në shtëpi nga Lushnja me rezultatin 3-0, ndërsa Apolonia kaloi më tej duke mposhtur Luzin 2-1.

Korabi arriti të kualifikohet me penallti duke shënuar 5 gola të realizuar nga Tanushi, Xhafa, Buci, Paplekaj dhe Lala.

Ndërsa për Besën realizuan Balla, Spahiu, Dhjari dhe Pengu.

Edhe Bylisi mposhti Vorën me penallti duke u treguar më të saktë nga 11-metra.Për Bylisin shënuan Xheferson, Trumci dhe Abazaj ndërsa për Vorën, Sefa dhe Thana.

Rezultatet

BYLISI-VORA 2-2

KORABI-BESA 2-2

KASTRIOTI-AF ELBASANI 2-3 (në Fushë-Krujë)

SKËNDERBEU-TURBINA 4-0

DINAMO CITY-ORIKU 2-0 (në Arbanë)

FLAMURTARI-BURRELI 2-0

TOMORI-LUSHNJA 0-3

APOLONIA-LUZI 2008 2-1

 

 

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu