Kuqezijtë sërish në fushë, presin Serbinë sot në “Elbasan Arena”

0

Ditën e sotme në orën 14:00, Shqipëria U-19 e drejtuar nga trajneri Armando Cungu do të zbresë sërish në fushë teksa në kuadër të kualifikueseve për Europianin 2022 do të presë në Elbasan Arena, Serbinë.

Kuqezinjtë nuk e kanë nisur mirë këtë edicion të eliminatoreve duke qenë se në përballjen e parë u mposhtën me rezultatin 0-4 nga Franca. Megjithatë, të besuarit e trajnerit Cungu do të kërkojnë reagimin përballë një kundërshtari që zgjon motivim.

Sakaq, vlen të theksohet se Serbia e ka fituar ndeshjen e parë të grupit teksa ka mposhtur Maqedoninë e Veriut me rezultatin 2-1 dhe ka për synim të mbrojë pozitat në grup për të vazhduar në raundin tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu