Kuqezinjtë pësojnë gol nga Islanda në minutat e fundit

0

Shqipëri-Islandë përfundon me shifrat 1-1. Golin e barazimit futbollistët e Islandës e shënuan në minutën e 96′.

Kombëtarja shqiptare e futbollit luajti sot sfidën e fundit në grupin e saj në Ligën e Kombeve përballë Islandës. Një ndeshje më shumë për prestigj, tanimë që vendi i parë është i paarritshëm dhe rënia nuk është e mundur pasi nga grupi jonë u përjashtua Rusia.

Kuqezinjtë janë në vendin e fundit në grup teksa kanë regjistruar një barazim e dy humbje në sfidat e tyre, ndërsa Islandezët kanë vetëm 3 barazime në sfidat e luajtura deri tani.

Për këtë sfidë, trajneri Edi Reja ka bërë ndryshime të rëndësishme në rreshtim në krahasim me sfidën me Izraelin, duke ulur në stol Hysajn, Ajetin, Asllanin, Laçin e Brojën. Në vend të tyre aktivizohen Lenjani, Veseli, Ramadani, Bajrami dhe Uzuni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu