Kur do hapet dera e BE për shqiptarët? Von der Leyen: Meritat e Shqipërisë janë të dukshme

0

TIRANË- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar se kushti i zgjerimit të Bashkimit Evropian bazohet në merita. E pyetur në lidhje me anëtarësimin e vendit, Von der Leyen tha se meritat e Shqipërisë janë të dukshme. Në fund, ajo shtoi se është e impresionuar nga populli shqiptar, që kërkon me ngulëm anëtarësimin në BE.

“Ne të gjithë themi me të drejtë që kushti i zgjerimit bazohet tek meritat dhe meritat e Shqipërisë janë të dukshme. Është një proces normal i hapjes së kapitujve dhe të punojë për reformat në mënyrë që të bëheni pjesë e BE. Për mua është më rëndësi shpejtësia që po ecim në 2-3 vitet e fundit. Jam e impresionuar nga populli shqiptar që më thonë ‘Po ne duam të bëhemi anëtarë të BE’, e dimë që këto reformat janë për ne për të forcuar demokracinë,” tha Von der Leyen.