Kur do të jetë protesta e radhës? Berisha përmend samitin e BE-së në Tiranë: Synojmë të sjellim në skenë…

0

Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur për protestën e radhës dhe propozimin e tij për Kryesinë.

Berisha tha se Europa vjen në Tiranë, Shqipëria duhet të vijë në Europë në Tiranë për të paraqitur të gjithë këto probleme të tmerrshme që po përballën shqiptarët, në mënyrën më paqësore, më dinjitoze dhe duke garantuar asnjë lloj vështirësie përveçse mikpritje për samitin e krerëve të qeverive dhe vendeve të BE-së.

“Sot është mbledhja e Kryesisë dhe në mbledhjen e Kryesisë unë do të sugjeroj vendimin për protestën e radhës. Europa vjen në Tiranë, Shqipëria duhet të vijë në Europë në Tiranë, ky është koncepti im për të paraqitur të gjithë këto probleme të tmerrshme që po përballën shqiptarët, në mënyrën më paqësore, më dinjitoze dhe duke garantuar asnjë lloj vështirësie përveçse mikpritje për samitin e krerëve të qeverive dhe vendeve të BE-së, por duke nderuar Shqipërinë me një përfaqësim tjetër nga ai që bën Edi Rama të qytetarëve shqiptare për të sjellë në arenë problemet e tmerrshme madhore me të cilat përballen shqiptarët sot, nga një plaçkitës i votës. Nga një njeri që ka vendosur monizmin politik në Shqipëri dhe që vjedh në mënyrën më të paimagjinueshme fondet publike. Cila do jetë dita do e përcaktojë kryesia. Por ky është një rast për çdo shqiptar, opozitarë e socialistë, të gjithë për të sjellë në skenë problematikën e madhe me të cilët përballen ata”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu