Kur do të jetë seanca në Gjykatën e Parisit? Berisha flet për përballjen me Blinken: Kam për avokat një burrë…

0

Ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e sotme gjatë një intervistë në RTSH u pyet se nëse kemi një datë për seancën e parë në Gjykatën e Parisit ku ish-kryeministri e akuzon për shpifje sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken, pasi ky i fundit e shpalli “Non Grata”.

Berisha tha se me proceduart merret avokati i tij dhe ai nuk është marrë asnjë moment me këtë çështje.

“Nuk e di kur do kemi një datë. Atë e ka gjykatësi, nuk e kam unë. Unë kam një avokat që merret me këtë çështje, nuk e di unë. Avokati është një burrë i famshmë në Francë dhe Europë. Unë nuk kam harxhuar asnjë sekondë”, tha Berisha


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu