Kur do të shkatërrohet bota? Ja çfarë thonë studiuesit

0

Teoritë në lidhje me fundin e botës janë të shumta.

Por, një studim i ri ka zbuluar se pas 1 miliard vjetësh atmosfera e Tokës do të përmbajë shumë pak oksigjen, duke e bërë atë të pabanueshme.

Sot, oksigjeni përbën rreth 21 %  të atmosferës së Tokës. Natyra e tij e pasur me oksigjen është ideale për organizmat e mëdhenj dhe kompleksë, si njerëzit, që kërkojnë oksigjen për të mbijetuar.
Por në fillim të historisë së Tokës, nivelet e oksigjenit ishin shumë më të ulëta dhe ka të ngjarë të jenë përsëri të ulëta në të ardhmen e largët.

Kazumi Ozaki në Universitetin Toho në Funabashi, Japoni dhe Chris Reinhard në Institutin Teknologjik të Xhorxhias në Atlanta modeluan sistemet klimatike, biologjike dhe gjeologjike të Tokës për të parashikuar se si do të ndryshojnë kushtet atmosferike në Tokë.

“Zbulojmë se atmosfera e oksigjenuar e Tokës nuk do të jetë një tipar i përhershëm”, thotë Ozaki.

Ozaki dhe Reinhard vlerësojnë se në një miliard vjet, nivelet e dioksidit të karbonit do të bëhen aq të ulta saqë organizmat fotosintezë – përfshirë bimët – nuk do të jenë në gjendje të mbijetojnë dhe të prodhojnë oksigjen. Zhdukja në masë e këtyre organizmave fotosintetike do të jetë shkaku kryesor i zvogëlimit të oksigjenit.

“Rënia e oksigjenit është shumë, shumë ekstreme – ne po flasim rreth një milion herë më pak oksigjen sesa ka sot“, thotë Reinhard.

Sapo ndryshimet në atmosferën e Tokës do të fillojnë të ndodhin, ato do të përparojnë me shpejtësi: llogaritjet e ekipit sugjerojnë që atmosfera mund të humbasë oksigjenin e saj gjatë vetëm 10,000 viteve apo më shumë.

“Biosfera nuk mund t’i përshtatet një ndryshimi kaq dramatik të mjedisit”, thotë Ozaki.

Jeta tokësore do të pushojë së ekzistuari, ashtu si jeta ujore. Shtresa e ozonit, e cila përbëhet nga oksigjeni, do të shterojë, duke ekspozuar Tokën dhe oqeanet e saj në nivele të larta të dritës ultraviolet dhe nxehtësisë nga dielli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu