Kur parashikohet që Cristiano Ronaldo mund ta arrijë shifrën e 1000 golave?

0

Cristiano Ronaldo është në formë të mirë dhe në rrugë të mirë për t’u bërë futbollisti i parë në histori që e arrin shifrën e 1000 golave në karrierën profesioniste.

Superylli portugez e festoi golin e 900-të në verën e kaluar me fanellën e klubit arab, Al Nassr.

Ronaldo aktualisht ka 931 gola, ndërsa me ekipin e elitës së futbollit të Arabisë Saudite ka 94 gola në 104 ndeshje.

40-vjeçari Ronaldo nuk ka shenja se do të ndalet edhe për një kohë.

Në këtë sezon ka mesatare prej 0.85 golave të shënuar për ndeshje.

Nëse merren për bazë statistikat aktuale, Ronaldo do ta arrinte shifrën e 1 mijë golave në fund të vitit 2026, apo në fillim të vitit 2027, shkruan “Marca”.