Kurioziteti/ Kombëtarja shqiptare fitoren e parë jashtë fushe në një ndeshje zyrtare e ka në Moldavi

0

Kombëtarja shqiptare ka një histori me 375 ndeshje të luajtura që nga viti 1946 dhe deri më tani. Mirëpo, për triumfin e parë zyrtar në një takim eliminator, i duhesh të priste 49 vite.

Pra, në ndeshjen e 121-të në historinë e saj, më 7 qershor 1995, në Kishinau të Moldavisë, arriti fitoren e parë jashtë fushe, duke fituar 2-3. Edhe herën e dytë në Kishinau, Shqipëria fitoi 0-4, që është edhe fitorja më e thellë jashtë fushe në një ndeshje zyrtare.

Pra, Moldavia është një rival që i ka sjell fat ekipit tonë kombëtar, sonte në mbrëmje është hera e tretë, ku shpresohet të vijohet me këtë ogur të mirë, për të sjellë një tjetër kuriozitet, aty ku vendoset fati i Shqipërisë në Evropian, kësaj here do të mjaftonte edhe një barazim.

Për kuriozitet, fitorja e parë jashtë fushe është në një miqësore të luajtur në Athinë kundër Greqisë më 4 shtator 1991, duke fituar 0-2 me dy gola të Sokol Kushtës. Keqardhje që ishte vetëm miqësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu