Pas një shkrimi të Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ku ai fajëson qeveritë e kaluara për menaxhim të keq të situatës si shkak të krizës energjitike në Ksovë ka reaguar edhe gazetari Burat Buzhala.
Buzhala i ka sugjeruar kryeministrit Albin Kurti që të bisedojë me shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilën për krizën energjetike në të cilën gjendet Kosova. Ai komentoi në postimin në Facebook të Kurtit duke i bërë disa pyetje. Ai e pyeti kryeministrin nëse Kusari-Lila është pjesë e strukturave kriminale të qeverive të kaluara, të cilat Kurti i bën përgjegjëse për krizën duke i theksuar faktin se ajo ka pasur dhe pozitë kyçe në to.
“Kryeministër, pse nuk po bisedon me shefen e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusarin, si pjesëmarrëse direkte në privatizimin e rrjetit të distribucionit? A është edhe ajo pjesë e strukturave kriminale të qeverive të kaluara? Ajo ka qenë ministre në disa qeveri, madje me pozita kyçe”, shkroi Buzhala.
Kurti kur ka qënë në opozitë dhe në qeveri ka thënë disa herë se të shitet rrjeti i shpërndarjes për 26 milionë euro është krim. Por Mimoza Kusari-Lila, që ishte ministre e Tregtisë dhe Industrisë, si dhe anëtare e Komisionit për privatizimin e distribucionit, aktualisht është kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvisjes VetëVendosje.