– Në 40-vjetorin e vrasjes së JKusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani kanë vizituar kullën e familjes Gërvalla. Mediat vendase raportojnë se gjatë kësaj vizite Kurti ka deklaruar se do të punojë me shtetete e tjera për të gjetur ekzekutorët e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës.
“Si institucione të Republikës, si Qeveri e Kosovës, ne do të bashkëpunojmë me shtetet e tjera, në veçanti me Republikën Federale të Gjermanisë, në mënyrë që të marrim vesh sa më shumë e që të zbardhet e vërteta edhe sa i përket edhe urdhërdhënësve edhe ekzekutorëve, bindjet dhe orientimi dhe qendra e të cilëve natyrisht se dihet, mirëpo emrat e përveçëm të atyre natyrisht se duhet të ndriçohen dhe asisoj të mundësohet drejtësia e ndëshkimi”, ka deklaruar Kurti.