Kurti e Vuçiç nesër në Berlin, Petritsch: Scholz do të kontribuojë në zgjidhjen çështjes

0

KOSOVË– Ditën e nesërme kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të shkojnë nesër në Gjermani me ftesë të kancelarit gjerman Olaf Shcolz.

Ish-emisari i BE-së për Kosovën Wolfang Petrisch ka thënë se në këto takime Scholz do të synojë të kontribuojë në zgjidhjen e çështjes kyçe të pazgjidhur në Ballkanin Perëndimor, e që është problemi mes Kosovës dhe Serbisë.

I pranishëm do të jetë dhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, i cili pas takimit që do të ketë me kancelarin gjerman, në mbrëmje do të ketë një takim informal me Kurtin dhe Vuçiçin.

Nga BE kanë thënë se ky takim i Lajçak synon nxitjen e progresit në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu