Kurti me “dorë të hekurt”/ Protestoi kundër çmimit të rrymës, arrestohet Molliqaj

0

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj është arrestuar forcërisht mbrëmjen e sotme nga Policia e Kosovës, fill pasi doli nga një intervistë për emisionin “Pressing”, pranë zyrave të televizionit T7. Molliqaj ishte i ftuar në Pressing për të diskutuar lidhur me protestën e fundit kundër shtrenjtimin të energjisë dhe për arrestimin e aktivistit të PSD-së sot, por menjëherë sapo doli, jashtë e prisnin disa dhjetra efektivë të Policisë.

Bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, Molliqaj ishte organizatori i protestës kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, disa ditë më parë në Prishtinë para Kryeministrisë. Në protestën që pati mijëra qytetarë nuk pati incidente, megjithatë më vonë doli një video ku shihej Dardan Molliqaj teksa godet me shuplakë një zyrtar policie, gjest që u mohua nga vetë politikani.

Arrestimi i tij ka sjellë reagimet e para në rrjet, duke krahasuar prangosjen e tij me ato që vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka “vuajtur” vetë në kohën kur ishtë në krye të opozitës së vendit. Por mesa duket me ndryshimin e pushtetit, gjërat për të kanë ndryshuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu