Pasi Albin Kurti tha se nuk do të lejojë mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës, ka reagur presidenti serb Aleksandar Vuçiç. b92 raporton se Vuçiç ka thënë se “këtë çështje do ta adresojë te komuniteti ndërkombëtar, në radhë të parë BE-së dhe SHBA-ve, dhe të gjithë atyre që mbështesin pak a shumë pavarësinë e Kosovës.
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse pret ndonjë konstruktivitet nga Kurti, i cili ndonëse gjithnjë e më shumë mori mesazhe nga ndërkombëtarët se dialogu është zgjidhja e vetme, tha se Serbia duhet të ndryshojë më shumë dhe kjo nga kush varet, BE-ja apo dikush tjetër, kujtoi se kjo nuk varet prej Kurtit.
““Çfarë do të bëjnë, a do t’i çojnë tanket në qendrat e votimit, apo meqë nuk i kanë, me mjete të blinduara, nuk e kuptoj se çfarë duan të shkaktojnë tensione. Puna jonë është të jemi me popullin tonë, ruajmë paqen dhe respektojmë Kushtetutën tonë”, -tha Vuçiç.