Albin Kurti ka deklaruar përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook se Aleksandër Vuçiç është i fiksuar me Adem Jasharin.
Ai komentoi ngjarjen e së dielës duke thënë se presidenti serb tentoi të shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës.
“Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiç do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen,” – shkroi kryeministri i Kosovës.
Kurti tha se Kosova është shtet demokratik dhe properëndimor e si rrjedhoje kush integrohet, jeton më mirë. Sipas tij, serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë