Të gjithë janë përballur me njëri-tjetrin, në orët e para të pasdites së djeshme, me shqelma dhe grushta, ndërkohë që avioni i priste që t’i sillte në Tiranë.
Sherr në aeroportin e Perugias. Një grup shqiptarësh që po qëndronin në radhë për të bërë check-in në aeroportin ndërkombëtar të Umbrias janë përfshirë në një sherr masiv. Të gjithë janë përballur me njëri-tjetrin, në orët e para të pasdites së djeshme, me shqelma dhe grushta, ndërkohë që avioni i priste që t’i sillte në Tiranë.
Situata ishte e qetë, derisa një moment, ndoshta për shkak të lëvizjes së njerëzve ose ndoshta për të marrë përparësi, nisi sherri që degradoi me shtyrje, shkelma dhe grushta. Një nga dëshmitarët e shumtë në aeroport rrëfeu: Një prej shqiptarëve përfundoi në tokë, ndërsa tjetri e kapi dhe vazhdoi ta godiste me grushte, ishte si një raund i MMA.
Disa pasagjerë filmuan gjithçka dhe thirrën për ndihmë. Në vend ndodhen edhe dy autoambulanca. Kanë qenë policët italianë që kanë ndërhyrë për ndarë shqiptarët. Të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur dhe raportohet se janë dërguar në spital pasi morën lëndime në kokë dhe në hundë. Ndërsa 8 të tjerë u arrestuan. Në aeroport – si në të gjitha aeroportet italiane – ka një komisariat ndaj dhe kanë qenë policët ata që kanë ndërhyrë, por nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi nxehjen e gjakrave