Rama: Në prill do të duhet që të zgjedhim presidentin, e do ta zgjidhë ky grup. Do na duhet që të punojmë me opozitën parlamentare, por duhet të mendojmë si të këshillohemi me qytetarët edhe për këtë çështje. Pas një serie personazhesh që e kanë degraduar figurën e presidentit, ne kemi përgjegjësinë që t’i japim popullit një njeri qytetar normal. Nuk do të bjerë nga qielli, do e gjejmë mes nesh, në terriorin e Republikës. Apo në territorin shpirtëror të vendit të kombit tonë. Ti japim asaj zyre qetësinë e nevojshme që në 5 vite të ketë një njeri normal. Një figurë moralisht dhe profesionalisht normale. Prandaj unë do ju lutesha të gjithëve që të mendojmë në kërë sens, dhe kushdo që ka një ide sesi mund të organizohemi, ta ndajë me drejtuesit e grupit” . Prandaj iu lutem që të mendojmë në këtë sens.