Kush do ta fitojë BBV sipas Cubi Metkaj?!

0

Kejsi Tola është padyshim një nga këngëtaret me zërin më të mirë dhe njihet për këngët e saj shumë të bukura të dashurisë. Megjithatë, këngëtarja nuk ka qenë edhe aq shumë aktive me projekte të reja muzikore, megjithatë së fundmi ka vendosur të na surprizojë.

Albumi më i ri këngëtares Kejsi Tola “Luminous” u promovua me një koncert inovator mes miqsh dhe personalitetesh të media dhe muzikës mbrëmjen e së mërkurës. Mes shumë të ftuarve njëra prej tyre ishte edhe Cubi Metkaj. Aktorja e njohur ka folur edhe për ndryshimin e saj dhe fokusin e madh të vetes dhe sigurisht edhe për BB VIP.

A e ndjek Cubi “Big Brother VIP”?

Po, sigurisht. Çfarë pyetje, kush nuk e ndjek “Big Brother”-in? Të gënjej?

Cili është personazhi që i ka pëlqyer më shumë Cubit dhe kë shikon pretendent për ta fituar?

Tashmë ne e dimë shumë mirë që të gjithë e pëlqejnë Luin. O Zot Lui nami, nami si mund të them unë dikë tjetër dhe të fillojnë dhe të më bombardojnë njerëzit mua tani? Përtej shakasë por sigurisht që Luizi është ai njeriu që të gjithë e kemi kthyer vëmendjen tonë tek ai. Pastaj padiskutim që fitoftë më i miri, ai që i jep gjithçka çfarë i duhet atij formati dhe që njerëzit e kanë të nevojshme ta përthitin pse jo?


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu