Kush do të pasojë Kryepeshkopin Anastas?/ At Grigor Pelushi: Do të zgjidhet nga Sinodi i Shenjtë përmes votimit

0

At Grigor Pelushi, i ftuar në studion e emisionit “Open”, ka zbuluar detaje mbi procesin që do të ndjekë Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë për zgjedhjen e Kryepeshkopit të ri, pas ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit Anastas.

Sipas At Grigor Pelushit, procesi do të kryhet përmes një procedure të qartë dhe të strukturuar. “Vendi vakant nuk mund të mbetet pafundësisht. Gjatë kësaj periudhe tranzicioni, Sinodi i Shenjtë do të mblidhet dhe do të zgjedhë Kryepeshkopin e ri,” deklaroi ai.

Procedura për zgjedhjen e Kryepeshkopit kalon disa faza të rëndësishme. “Sinodi dhe një takim kleriko-laik do të propozojnë emra. Më pas, përmes votimit, do të vendoset kush do të jetë Kryepeshkopi i ardhshëm,” shpjegoi At Grigori.