“Kush e arrestoi Ilir Metën?”/ Sekretari i Partisë së Lirisë kërkon emrat e policëve që morën pjesë në aksion

0

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi kërkoi nga Policia e Shtetit emrat e policëve që morën pjesë në arrestimin e Ilir Metës.

Blushi: E kemi thirrur këtë Konferencë për të denoncuar vijimin e paligjshmërisë nga ana e Strukturave të Narkopolicisë së Shtetit, të cilat nëpërmjet Narkodrejtoritt, Ilir Proda, dje në mbrëmje na kanë sjellë gjoja një përgjigje lidhur me kërkesën e bërë publike prej nesh, të firmosur edhe nga dy deputetët e Partisë së Lirisë, Z. Petrit Vasili dhe Znj. Erisa Xhixho, nëpërmjet së cilës I kërkuam Policisë së Shtetit të na vendosnin në dispozicion të gjithë skuadrën e pretenduar policore që në datën 21 Tetor, ekzekutuan rrëmbimin kriminal dhe të paligjshëm të Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta, në kundërshtim të hapur me nenin 28 të Kushtetutës, me nenin 5 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe I kërkuam gjithashtu vënien në dispozicion të emrave që urdhëruan dhe udhëhoqën këtë operacion kriminal.

Asnjë surprise, në fakt nga përgjigjia e Narkodrejtorit të Përgjithshëm të Narkopolicisë së Shtetit, I cili sot duhet të ishte I arrestuar, për shkak se nga kjo Narkodrejtësi I është sekuestruar telefoni për shkak se dyshohet se në funksionin e mëparshëm të Drejtorit të Policisë së Elbasanit, ka dekonspiruar të paktën 7 aksione të policisë.
Megjithatë më duhet të sqaroj se në këtë përgjigje aspak etike Narkodrejtori I Policisë së Shtetit, Ilir Proda, na tregon se si funksionon policia e Shtetit, por pa dhënë asnjë sqarim, jo vetëm për emrat, pra për skuadrën terroriste që në datën 21 Tetor rrëmbeu Presidentin e Partisë së Lirisë, por asnjë sqarim për të gjitha shkeljet ligjore të cilat ne I kemi bërë publike dhe I kemi denoncuar prej të paktën 2 javësh.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu