Kush e meriton fitoren e Big Brother Vip? Valbona Mema ndan ekseriencën e saj nga spektakli, ja çfarë mendon për finalistët

0

Valbona Mema, këngëtarja e njohur e cila gjithashtu ishte pjesë e BBV, ka folur për pjesëmarrjen e saj në emision dhe largimin në mënyrë të papritur nga loja, per shkak te gjendjes së rëndë shëndetësore të motrës së saj, e cila ndërroi jetë pak javë më parë.

“Unë guxova si grua, si artiste, si nënë. U përpoqa të isha vetvetja”, tha Mema për eksperiencën e saj në këtë ‘reality show’, duke shtuar se mori pjesë që publiku që aq shumë e do dhe e mbështet, ta shihte edhe se si ajo ishte në jetën e saj të përditshme.

Më tej Valbona tha se nuk pati vështirësi të përshtatej me banorët e tjerë të BBV, të cilët më së shumti ishin në moshë më të re.

“E kam ndjerë veten njësoj me ta. Jam rritur në një familje të madhe, kam patur ëndërr të kem një familje të madhe dhe aty ishim si të tillë. I kisha si fëmijët e mi”.

Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi këngëtarja ka patur një marrëdhënie të ngushtë me Luizin, teksa u shpreh se është një artist i lindur dhe e meriton fitoren.

“Është një lojtar i fortë shumë, është artist i lindur. Në shpirtin e tij kishte një forcë të madhe. Çdo ditë zgjohej me gjëra të reja, mendonte për lojën, por edhe na qëndronte afër. Mendoj që e meriton fitoren”, tha Mema.

Kujtojmë se Mema e ndërpreu eksperiencën e saj në “Big Brother VIP”, pasi gjendja shëndetësore e motrës së saj u përkeqësua dhe ajo zgjodhi t’i qëndrojë pranë në ditët e saj të fundit të jetës. “Kisha shumë për të dhënë në ‘Big Brother’, por arsyeja që dola ishte shumë madhore, shumë fisnike, shumë shpirtërore. Ndjeva që duhet të isha afër motrës në ato momente”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu