Kush është 18-vjeçari që vrau shokun me armë gjahu, veprimi që bëri pasi e qëlloi

0

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Maqellarë të Dibrës ku dy të rinj kishin dalë për gjah, por njëri prej tyre humbi jetën nga pasi shoku e qëlloi me armë. Dyshohet se shkak për vrasjen e Gentian Kosiqit, 27 vjeç është bërë pakujdesia ndërsa zona ku kishin shkuar kishte mjegull të dendur.

Në foto është Rifat Xheleshi, 18 vjeç. Ishte vetë ai që njoftoi banorët e fshatit, të cilët i shkuan për ndihmë, por terreni ishte i vështirë dhe vonoi zbritjen e të plagosurit.

Për pasojë, ai pësoi rrjedhje të shumtë gjaku dhe u shpall i vdekur pasi mbërriti në spital.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariat, për veprime të mëtejshme hetimore, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut çifte.

Kjo është ngjarja e dytë e të njëjtës natyre brenda pak ditësh që ndodh në Qarkun e Dibrës. Pak ditë më parë në Bulqizë u vra një 22 vjeçar. Fillimisht u raportua që ishte përdorur armë gjahu pasi të rinjtë ishin për gjueti, por më pas policia provoi se ai ishte qëlluar me kallashnikov.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu