Zbulohet identiteti i shqiptarit i cili u gjet i vrarë pak ditë më parë në Gjermani. Ai eshte Reols.H 27-vjeç nga Burreli.
27-vjeçari rezulton me precedentë penale si pjesë e krimit të organizuar në Gjermani.
Për ngjarjen është dorëzuar vetë në polici një 17-vjeçar shqiptar.
Trupi i pajetë u gjet të shtunën e kaluar jo shumë larg banjave termale Holstentherme në Kaltenkirchen. Sipas policisë, viktima ka marrë një plagë me armë zjarri. Nga informacionet e marra , shqiptari mësohet se nuk kishte vendbanim të përhershëm. Megjithatë, ai ishte i njohur për policinë gjermane.