Kush është 34-vjeçari nga Tirana që kanoste njerëzit për dhënie pasurie

0

Policia ka finalizuar operacionin policor i koduar “Pindesing”.

Prezantohej si lidhje e personave me precedent të theksuar kriminal dhe shtrengonte në anë të kanosjes për dhënien e pasurisë shtetas të ndryshëm, vihet në pranga 34-vjeçari, Mark Nikolli.

Sekuestrohen një shumë e konsiderueshme parash dhe dy aparate celular që shërbenim për kryerjen e këtij aktiviteti kriminal.

Sektori i Hetimit të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune hetimore disajavore, zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Pindesing”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Mark Nikolli, 34 vjeç, banues me qira në Tiranë.

Ky shtetas, në kohë dhe periudha të ndryshme kohore, ka kanosur për dhënie pasurie shtetas të ndryshëm, konkretisht:

1. Më datë 01.09.2021, ky shtetas ka shtrenguar me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, shtetasin V.K.;
2. Më datë 16.09.2021, ky shtetas ka shtrënguar me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, shtetasin J.B.;
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu