Sot, rreth orës 11:50, në hyrje të plazhit të Divjakës, në një kanal në anë të rrugës, është gjetur pa shenja jete shtetasi Ilir Rrudho 41-vjeç, banues në Divjakë.
Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shënja dhune apo dëmtime të tjera të jashtme.
Pritet akti i ekspertimit për të përcaktuar shkakun e vdekjes (dyshohet natyrale).
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.