Kush është e dashura e re e Kanye West, Julia Fox?

0

Dyshja u panë së bashku në fillim të vitit në Miami dhe më pas në New York City, ku morën pjesë së bashku një shfaqje në Broadway dhe u fotografuan duke qeshur në shoqërinë e njëri-tjetrit përpara se të ktheheshin në hotelin e West.

Por kush është Julia Fox?

Ylli 31-vjeçar italiano-amerikan u bë e njohur me interpretimin e saj përballë Adam Sandler në filmin “Uncut Gems” të vitit 2019, debutimi i saj në film.

Ajo bëri një sërë punësh përpara se të bënte debutimin e saj në ekranin e madh, duke punuar si shitëse në një dyqan këpucësh, në një dyqan akulloresh etj.

Më vonë, Fox filloi punën si modele, duke pozuar për numrin e fundit nudo të Playboy në vitin 2015. Ajo gjithashtu ka botuar vetë dy libra mbi fotografinë dhe ka organizuar një ekspozitë arti të titulluar “R.I.P. Julia Fox”, ku ajo përdori gjakun e saj për të njollosur kanavacat e mëndafshta.

Varësitë e së kaluarës

Fox ka qenë e hapur për varësinë e saj nga droga që kur u bë e famshme, duke thënë në një intervistë se pësoi një mbidozë në moshën 17-vjeçare, pas abuzimit me heroinën dhe pilulat.

Martesa dhe mëmësia

Fox u martua me pilotin Peter Artemiev në vitin 2018 dhe mirëpritën djalin e tyre Valentino më 17 janar 2021. Ajo e ka quajtur ditën kur u bë nënë, ditën më të mirë të jetës së saj. Fatkeqësisht, Fox e ka akuzuar ish-burrin Artemiev se ishte një alkoolist dhe një “baba të papërgjegjshëm” për djalin e tyre.

Lidhja me Kanye West

Fox u pa pak ditë më parë në Floridan e Jugut e shoqëruar me Kanye West, i cili sapo është ndarë nga modelja Vinetria.

Një burim për Page Six tha se të dy sapo u kanë dhënë fund marrëdhënieve të tyre të mëparshme dhe e kanë ndihmuar njëri-tjetrin të rimëkëmben.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu