Kush është i riu shqiptar që dhunoi macën në Greqi? Kaloi natën në Komisariat…

0

GREQI- 30-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili u arrestua pasditen e djeshme pas bujës së krijuar nga video e postuar në Instagram kur ai shfaqet duke shkelmuar një mace në det, ka kaluar natën në komisariatin e Edipsos. Sado që i riu, ende i paidentifikuar me emër nga mediat greke, u përpoq të bindte Policinë se gjithçka ishte për shkak një keqkuptim dhe se qëllimi i tij nuk ishte të abuzonte por të luante me macen, nuk ia doli t’u ndërronte mendimin.

“Luajta me macet, siç luajnë të gjithë,” –tha ai por nuk bindi askënd. 30-vjeçari do të dërgohet në prokurori me autoritetet për të vijuar hetimet dhe për të identifikuar shokët e tij që dëgjohen duke qeshur në video ndërkohë që shqiptari dhunonte macen.

I riu u identifikua fillimisht nga tatuazhet intensive që ka në këmbën e djathtë dhe u arrestua brenda pak orësh pas urdhrit të ministrit të Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakos.

Qeveria grek ka miratuar një ligj të rreptë për të mbrojtur kafshët nga abuzimi, ku parashikohet jo vetëm gjobë deri në 50 mijë euro por edhe dënim me burg deri në 10 vite heqje lirie. Por duket se kjo nuk është vepra e tij e parë penale, pasi më herët është hetuar edhe lidhur me çështjet e drogës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu