Kush është këngëtari i njohur që martohet për herë të pestë në moshën 78-vjeçare

0

Rokeri i “Pink Floyd”, Roger Waters është martuar për herë të pestë. Waters ka lidhur kurorë me Kamilah Chavis në vilën e tij në Bridgehampton në New York, të cilën e bleu në vitin 2010 për 16.2 milionë dollarë.

Lajmin e bukur e dha vetë këngëtari përmes disa fotove të publikuara në Instagram dhe Twitter.

“Jam shumë i lumtur, më në fund një mbrojtëse”, ka shkruar 78-vjeçari krahas fotove.

Nuk dihet shumë për Kamilah, e cila preferon të qëndrojë jashtë vëmendjes, por dyshja njihen prej vitesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu