France 24 shkruan se Macron, i cili duhet të tregojë se ka dëgjuar zhgënjimet e votuesve të shprehur nga pjesëmarrja e ulët dhe mbështetja e madhe për të djathtën ekstreme dhe të majtën ekstreme, ka kërkuar një kryeministër me kredencialet e politikave të gjelbra dhe sociale.
Kush është kryeministrja e re e Francës Elisabeth Borne?
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron zgjodhi Ministren e Punës Elisabeth Borne si kryeministre të re të hënën teksa përgatitet për zgjedhjet legjislative në qershor, vetëm hera e dytë në 30 vjet që një grua merr këtë punë. Më herët gjatë ditës, kryeministri Jean Castex dha dorëheqjen e tij, duke i hapur rrugën një rishikimi të kabinetit pas rizgjedhjes së Macron në prill.
France 24 shkruan se Macron, i cili duhet të tregojë se ka dëgjuar zhgënjimet e votuesve të shprehur nga pjesëmarrja e ulët dhe mbështetja e madhe për të djathtën ekstreme dhe të majtën ekstreme, ka kërkuar një kryeministër me kredencialet e politikave të gjelbra dhe sociale.
Borne, 61 vjeç, do të jetë gruaja e parë që emërohet kryeministre që kur Edith Cresson pushtoi për pak kohë zyrën gjatë presidencës së liderit socialist Francois Mitterrand në fillim të viteve 1990.
“Ishte me të vërtetë koha që të ishte një grua tjetër (në atë pozicion) dhe unë e di që zonja Borne është një person i jashtëzakonshëm me shumë përvojë…Unë mendoj se është një zgjedhje shumë e mirë,” tha Cresson për televizionin BFM.