Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia ka kaluar së fundmi disa ditë në Dubai. Ajo ka festuar atje ditëlindjen e 26-të me miqtë e afërt, duke u argëtuar pafund.
Enca ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory një pamje panoramike të Dubait, ku mund të shihen gradaçelat që gjenden në qendër të tij dhe tregon se është shumë e dashur me këtë vend.
Këngëtarja ka theksuar se do e donte çdo ditë një pamje të tilla frymëzuese.
“E dua këtë si pamjen time të përditshme. Kush është në Dubai”, ka shkruar Enca krahas fotos.
Më tej, Enca ka publikuar edhe një tjetër fotografi, ku shihet e veshur me bikini teksa shijon motin e ngrohtë./abcnews.al