Nuk ka ende njoftim zyrtar, por trajneri i ri i Udineses me shumë gjasa do të jetë Paco Jemez, i cili do të zëvendësojë Luca Gottin e shkarkuar dje, ndërkohë që ekipi përkohësisht i është besuar zëvendësit të tij Gabriele Cioffi.
Francisco “Paco” Jemez Martin, një trajner spanjoll 51-vjeçar, ka një të kaluar si mbrojtës në La Liga me fanellat e Rayo Vallecano, Deportivo La Coruña dhe Real Zaragoza. Ai numëron 21 ndeshje, mes viteve 1998 dhe 2001, në kombëtaren spanjolle, me të cilën u përball dy herë me Italinë, në një ndeshje miqësore dhe në Kampionatin Europian të vitit 2000.
Duke i dha lamtumirën futbollit të luajtur, Paco Jemez u bë trajner në vitin 2007 në stolin e Alcalà, për të kaluar te Cordoba, Cartagena dhe Las Palmas, përpara se të konkurronte në La Liga në krye të Rayo Vallecano, Granada dhe Las Palmas përsëri.
Familja Pozzo, pronare e Udineses, u takua me trajnerin spanjoll pikërisht në kohën e Granadës, kur ky klubi ishte në duart e tyre deri në vitin 2016. Zgjedhja e Jemez kujton atë të Julio Velazquez më 2018, një trajner spanjoll, aventura e të cilit zgjati vetëm disa muaj në pankinën e Udineses. Jemez është pushim që nga viti 2020.