Kush është vajza e famshme që shkoi pa reçipeta në protestë?

0

Prej më shumë se një jave, në SHBA kanë nisur protesta të fuqishme pas vrasjes së një afro-amerikani nga një punonjës policie, duke i shtrënguar qafën, teksa ky i fundit po e arrestonte.

Protestat kanë marrë vëmendjen e gjithë botës dhe mbështeten nga një pjesë e mirë e tyre, përveç disa akteve të dhunës.

E teksa në rrugët e SHBA sheh persona me maska që djegin dyqane dhe dhunojnë policë, mes protestuesve, ka qenë edhe modelja 24-vjeçare Ireland Baldwin, vajza e aktorëve të famshëm Alec Baldwin dhe Kim Basinger.

Ajo dje është kthyer në protestuesen më të famshme në SHBA. Baldwin, që prej fillimit të protestave ka qenë tepër mbështetëse në rrjetet sociale, ndërsa dje ka vendosur që të dalë edhe vetë.

Mirëpo, modelja nuk ka tërhequr vëmendjen me ndonjë fjalim të veçantë, por me mënyrën si doli, pa reçipeta.

Dhe nga një protestuese, ajo është kthyer në objekt të protestës, ku shumë njerëz në rrjet e kanë kritikuar, se ka dashur të tërheqë vëmendjen me veshjen e saj të papërshtatshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu