ITALI- Marco dhe Gabriele Bianchi janë dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e Willy Monteiro Duarte ishin pjesë e grupit kriminal të bosit shqiptar të drogës Elvis Demçe. Më shumë se banditë “të thjeshtë” provincialë dhe përtej mashtrimit të të ardhurave, vëllezërit Marco dhe Gabriele Bianchi, të dënuar me burgim të përjetshëm kishin një reputacion në rritje në mjediset kriminale të një thellësi krejt tjetër.
36-vjeçari, i cili tashmë ndodhet në burg për trafik droge drejtonte bandën shqiptare të trafikut të drogës ndërsa kishte shfaqur ambicie për të dominuar gjithë territorin e kryeqytetit italian.
Autoritetet italiane zbardhën edhe përgjimet e tij ku ai kishte në plan të vriste një nga prokurorët që po hetonte mbi të. Bëhet fjalë për një aferë droge për të cilën po hetonte prokurori i Velletrit. Elvis Demçe informohet mbi këtë hetim dhe sipas përgjimeve flet me një nga shokët e tij, “i njoh këta spiunët e ndyrë’.
36-vjeçari ishte në krye të bandës së bashkatdhetarëve tashmë në biznes me Fabrizio Piscitelli «Diabolik» dhe më pas gjithnjë e më autonom edhe në ambiciet e tij dhe tani ndodhet në burg për trafik droge. I përgjuar në kuadër të hetimit që zbuloi edhe synimin e tij për të kryer një sulm ndaj prokurorit që po hetonte mbi të, Demçe komenton urdhrin e arrestit që u arrin dy vëllezërve të Artenës kur ata tashmë janë të ndaluar për vrasjen e Willy.
Bëhet fjalë për një aferë droge për të cilën po heton prokurori i Velletrit dhe lajmi shumë shpejt arrin në veshin e Demçes, i cili në bisedën e koduar “Sky Ecc”, fliste me shokët e tij.
“E shtuna është festa ime.. çfarë po më bën dhuratë?,”-pyet një bashkëpunëtor Demçen, duke aluduar me planin e eliminimit të “Prokurorit që e sheh të vdekur”.
Gjithashtu po në këto biseda flitet për pistoletën dhe automatikun që do të shërbenin për krimin.
“Në të sëmës me gjithë makinën e blinduar, ia bëj copë”.
“A kanë vrarë ndonjëherë një prokuror? A janë të shoqëruar? Dua që ta vras,”- shprehet një nga bashkëpunëtorët e shqiptarit. Demçe, pasi ka rënë dakord shprehet: Po përpiqen të na shkatërrojnë rrethin!
Ai propozon dhe një tjetër alternativë: Të punësojmë një prostitutë për të xhiruar një video komprometuese me të cilën do ta shantazhojmë. Këtyre për t’iu bërë keq më shumë se t’i qëllosh, bëji ndonjë video ose mbaj diçka për t’i kapur për ko*esh,”– shton ai në bisedat e zbardhura./ Marrë nga roma.corriere.it