Kush janë turistët më kopracë dhe ata më dorëlëshuar që vijnë në Shqipëri?

0

Këtë vit pritet të vendosen rekorde të reja në vend për sa i përket turistëve. Jemi dëshmitarë të faktit që vizitorë nga gjithë bota po zbulojnë Shqipërinë.

Por edhe ne po mësojmë më shumë rreth tipologjisë së turistëve, si cilët janë më dorëlëshuarit, më kopracët, me gojëmblit, ata që konsumojnë më shumë alkool, etj.

“Alkool pinë europianët e veriut, norvegjezët, suedezët, anglezët, moshat e reja pinë më shumë. Ata që karikohen pastaj nuk dinë të ndalohen. Koprracë janë italianët dhe spanjollët. Gojëmbëlit janë italianët, janë ‘uaa, sa bukur nuk e prisja Shqipërinë të tillë’. Detajistë në përgjithësi janë të gjithë, pastaj ata që shprehen nëpër platforma të komunikimit janë çekët, polakët. Janë të etur për të shkruar, nëse i vonohet gota pak më shumë ankohen. Nëse çmimi është më i lartë sa vendi i tyre, ankohen.

Ata që vijnë nga vendet më larg, amerikanët kanadezë lënë bashkishe, janë dorëlëshuar, ndërsa evropianët nuk e kanë kulturën e bakshishit. Edhe kamerierët e ndjejnë që të huajt janë të ëmbël të dashur por në fund nuk lënë bashkish.

Italianët kur gjejnë një produkt të mirë, lëshohen, nuk ndalohen. Pjesa tjetër nuk e kanë kulturën e të ushqyerit. Anglezët kërkojnë byftekun, e duan dhe me makarona sipër, mbase edhe ketchup sipër“-shprehet sipërmarrësi Ilir Dushkaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu