Gazetari Artan Hoxha u shpreh të mërkurën se shqiptarët e njohur në botën e krimit që jetojnë në Dubai, po i shfrytëzojnë në maksimum të mirat materiale që u siguron ky Emirat. duke folur për luksin e tyre.
Sipas Hoxhës, bosët e krimit shqiptar në Dubai, arrijnë të marrin edhe vajzat e “Shoëbizit” shqiptar në mënyrë që të shijojnë luksin ashtu siç duan.
Mes të tjerash Hoxha ka theksuar, se një pjesë e mirë e shqiptarëve atje kanë marrë edhe familjet duke u zhvendosur përfundimisht.
“Ata marrin edhe vajza të ShowBizit. I kanë mundësitë financiare, duan ta shijojnë jetën. I kanë thirru ata të gjithë atje” tha Hoxha në abc.