Kush po e prin bindshëm Shkodrën, pse mund të përsëriten zgjedhjet në të gjithë Bashkinë

0

Kur janë numëruar 139 nga 250 qendra votimi në total, në Bashkinë e Shkodrës është duke kryesuar kandidati i Shtëpisë së Liruisë, Bardh Spahia.

Ai kryeson me 12037 vota, e ndjekur nga Majlinda Angoni me 10699 vota dhe Xhemal Bushati me 4244 .

Nëse kjo diferencë mes vendit të parë dhe të dytë do të ngushtohet, në më pak se 1177 vota, atëherë zgjedhjet për bashkinë e Shkodrës rrezikojnë të përsëriten.

Kjo për shkak se në 3 qendra votimi, 2 në Shosh dhe 1 në Pult, dje nuk u mbajt procesi zgjedhor për shkak të kushteve të vështira të motit.

Derimë tani procesi i numërimit ka përfunduar në Vorë, ku votimi u bë në mënyrë elektronike, dhe fitues u shpall përfaqësuesi i PS-së Blerim Shera, i ndjekur nga kandidati i Shtëpisë së Lirisë.

Po ashtu numërimi ka përfunduar në Bashkinë Rrogozhinë, e cila po ashtu u fitua  nga socialistët, ndërsa në vendin e dytë u rendit kandidati i PD-së.

Sipas të dhënave nga KQZ, votat në përqindje ndahen si më poshtë për Bashkinë e Rrogozhinës.

Partia Socialiste:

Edison Memolla – 5348 vota ose 60.73%

Partia Demokratike:

Ferdinand Saraçi – 1996 vota ose 21.96%

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë”:

Hekuran Xhani – 1550 vota ose 17.31%

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu