Ujërat e lumit në Toulouse të Francës, kanë vërshuar drejt një kampi plot me refugjatë shqiptarë, si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që kanë përfshirë zonën. Përmbytja shkatërroi kampin e improvizuar prej rreth pesëmbëdhjetë shqiptarësh në Toulouse në brigjet e lumit.
Uji përmbyti dhe shkatërroi një pjesë të tendave që kishin ngritur. Ata janë kthyer për të jetuar pas shirave të rrëmbyeshëm por për ta kushtet e jetesës janë çnjerëzore.
Sipas mediave franceze, shërbimet shtetërore po monitorojnë nga afër situatën. Ndërsa autoritetet lokale bëjnë të ditur se shqiptarët nuk kanë bënë ende asnjë kërkesë për strehim.