Kushtetuesja zbardh VENDIMIN e plotë për qëndrimin e Veliajt në detyrë

0

Erion Veliaj u rikthye në detyrë më 31 tetor me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Shkarkimi i tij u lajmërua ne shtator nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS, u me pas votimi pro i anëtarëve të Këshillit Bashkiak u pasua nga dekretimi i zgjedhjeve në kryeqytet nga presidenti Bajram Begaj dhe më pas të gjitha këto u rrëzuan nga Kushtetuesja.

Në vendim arsyetohet se neni që palët i janë referuar kërkesës për shkarkimin e tij nga detyra, konkretisht neni 62 i Ligjit për Vetëvendosjes, nuk mund të merret për bazë për rastin në fjalë.

Mungesa 3 mujore në punë për arsye objective nuk konsiderohet “shkelje e rëndë” dhe rrjedhimisht nuk con në ndërprerje të mandatit.

Gjithashtu masa e sigurisë e paraburgimit, nuk sjell automatikisht pasojë administrative apo politike. Gjithashtu GJK ka hedhur poshtë dhe dekretin e presidentit, vendim ky i arsyetuar se nuk mund të shpallet data e zgjedhjeve, për sa kohë procesi kushtetues është i hapur.

Arsyetimi i Gjykatës Kushtetuese:

Juridiksioni kushtetues aktivizohet pavarësisht shkaqeve formale – “Nëse shkarkimi prek mandatin e një organi të zgjedhur vendor, atëherë kontrolli kushtetues sipas nenit 115 të Kushtetutës aktivizohet, pavarësisht se shkaku është referuar në ligjin për vetëqeverisjen vendore.”

Neni 62 i Ligjit për Vetëqeverisjen Vendore nuk ka fuqi autonome – Shkaqet e parashikuara, përfshirë mungesën tremujore, interpretohen si konkretizim i nocionit kushtetues “shkelje e rëndë”, dhe jo si arsye të veçanta për ndërprerjen e mandatit.

Mungesa për arsye objektive nuk barazohet me shkelje të rëndë – Gjykata sqaron se paraburgimi, si masë sigurimi, nuk mund të ketë automatikisht pasoja administrative ose politike.

Cenimi i procesit të rregullt ligjor – “Kërkuesit nuk iu garantua realisht e drejta për t’u njoftuar, për t’u dëgjuar dhe për t’u mbrojtur, si dhe një shqyrtim proporcional dhe individual të rrethanave,” thekson vendimi.

Dekreti i Presidentit për zgjedhjet nuk mund të ndikojë ndërkohë – Gjykata thekson se Presidenti nuk mund të caktojë datën e zgjedhjeve sa procesi kushtetues për shkarkimin është ende i hapur, pasi neni 115 parashikon pezullim ipso jure të efekteve të shkarkimit.

Veliaj ndodhet në paraburgim prej shkurtit 2025 dhe akuzohet për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Kryebashkiaku Veliaj i lënë në detyrë me vendim të Gjykatës Kushtetuese, i ka mohuar akuzat dhe e ka quajtur procesin të pabazuar në prova. Në të njëjtën dosje po gjykohet dhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa si dhe disa biznesmenë.