KUVEND! Zef Hila interpelancë me Krifcën, votohet për anëtarin e Këshillit Mbikqyres të BSH

0

Ditën e sotme do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë në orën 10:00 për seancën plenare. Seanca plenare pritet që të nisë me një interpelancë të thirrur nga deputeti i Partisë Demokratike Zef Hila me ministren e Bujqësisë Frida Krifca. Në rendin e ditës janë të përcaktuara edhe miratimet që priten të bëhen për ndryshime në buxhetin e vitit 2022, për Paketën e Rezistencës Sociale. Po ashtu do të votohen Natasha Ahmetaj dhe Anastas Angjeli si anëtar të Këshillit Mbikqyres të Bankës së Shqipërisë.

RENDI I DITËS:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 24.3.2022.

2. Njoftime.

3. Interpelancë me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, znj. Frida Krifca kërkuar nga deputeti Zef Hila.

4. Projektligj “Për miratimin e aktit normativ nr. 3, datë 12.3.2022 “Për ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022””

5. Projektligj “Për miratimin e aktit normativ nr. 4, datë 12.3.2022 “Për një ndryshim në ligjin nr.113/2021 “Për një ndryshim në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar.

6. Projektligj “Për të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit të sektorit publik”. Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

7. Projektligj “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe zbatimin e kontratës me shoqërinë “Jones Group International” për forcimin e sigurisë kibernetike”. Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për
miratim) Pyetje Shprehet nismëtari

8. Projektvendim “Për zgjedhjen e znj. Natasha Ahmetaj anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.

9. Projektvendim “Për zgjedhjen e z. Anastas Angjeli, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.

10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).