Ka vetëm një kuvend Kombëtar të PD-së të datës 11 dhe ka një antikuvend të datës 18 dhjetor. Unë mbaj përgjegjësi për firmat e Forumit Rinor, që kanë 5%, që i bie 280 delegatë të PD-së. Do të ketë kuvend të datës 11 dhe atë ditë do të ketë rithemelim të PD-së, një kuvend transparent ku dominon Komisioni i verifikimit të Mandateve, kuvendi i parë në 30 vite që është thirrur nga delegatët.