TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka sulmuar Kuvendin Kombëtar të PD-së, duke ironizuar rikthimin e figurave që ishin larguar nga selia blu. Me ironi, Bardhi shkruan në llogarinë e tij të Twitter, se më shumë i duket si Kuvendi i Riciklimit.
“Nuk paskan patur qëllim “rithemelimin”, por RICIKLIMIN! Përpara në çlirimim e Shtëpisë së Bardhë nga Presidenti Biden,”-shkruan Bardhi.