Rexhep Uka, ish-ministri i Bujqësisë në kohën e qeverisjes nga Partia Demokratike e ka konsideruar një ditë mesazhi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha. I pranishëm në Pallatin e Kongreseve, Uka tha se t’i vendosësh fajin një personi të vetëm për çdo dështim në Partinë Demokratike.
“Askush nuk mund t’i mohojë arritjet në Partnë Demokratike. Kjo nuk është një ditë leksioni, kjo është një ditë mesazhi, një ditë për të qenë të bashkuar. Nuk mund t’i vendosësh fajin një personi të vetëm për çdo dështim në parti. Dhe arritjet nuk mund të kalojnë pa u parë,“- tha delegati Uka ndër të tjera.